Unitedi interesohet për Vedat Muriqin

15 shtator 2019 | 12:09

Vedat Muriqi ishte një nga lojtarët kryesorë të Kosovës në dy ndeshjet e fundit kundër Çekisë dhe Anglisë.

Sulmuesi kosovar ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane, teksa në ndeshjen që Kosova zhvilloi me Anglinë kishte skautë nga Tottenhemi në stadium për të ndjekur pikërisht Muriqin.

“Spurs” është në kërkim të një sulmuesi dhe 25-vjeçari duket si profili ideal për atë pozicion. Megjithatë, londinezët nuk janë të vetmit që kanë shfaqur interes për sulmuesin, pasi një tjetër skuadër angleze e pëlqen lojtarin. Sipas asaj që shkruan “Hurriyet”, Muriqi ndiqet edhe nga Manchester Unitedi, i cili do të dërgojë skautë për të ndjekur nga afër futbollistin në ndeshjen që Fenerbahçe do ta luajë kundër Analjasporit ditën e hënë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka postuar…