Unitedi kërkon 117 milionë euro, PSG-ja heq dorë nga Rashfordi

15 prill 2024 | 13:01

Marcus Rashford nuk ka pasur një fromë të qëndrueshme këtë sezon me skuadrën e tij të Manchester United. Megjithatë, sulmuesi anglez është shumë i rëndësishëm për klubin dhe ata po mundohen me çdo kusht ta mbajnë në “Old Trafford”.

United nuk është aspak i gatshëm të heqë dorë nga Rashford për ndonjë shifër të ulët gjatë merkatos së verës. Sipas “Mirror”, “Djajtë e Kuq” kanë vendosur një shifër prej 117 milionë euro për kartonin e sulmuesit anglez.

Thuhet se PSG-ja ka hequr dorë nga interesimi për Rashford, pasi francezët ishin të gatshëm të paguanin rreth 75 milionë euro për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Udhëheqësi i madh i popullit shqiptar nga Maqedonia…