Unitedi me ofertë të ‘çmendur’ për Osimhenin

07 shkurt 2023 | 11:27

Manchester United do të bëjë gjithçka për të transferuar në “Old Traford” një sulmues klasi, një lojtar që të udhëheq fazën ofensive. Sipas medieve anglezeve, “Djajtë e Kuq” kanë vetëm një emër, një dëshirë për merkaton e verës, Victor Osimhen.

Sulmuesi i Napolit pëlqehet shumë nga trajneri Ten Hag. Drejtuesit e United janë të gatshëm të investojnë 107 milionë sterlina. Përballë një shifre të tillë, presidenti i Napolit mund të dorëzohet, por çdo diskutim apo negociatë është shtyrë në përfundim të këtij sezoni pasi Napoli nuk dëshiron të shpërqendrohet në këtë pikë ku janë më afër se kurrë titullit kampion në Serie A.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey…