Unitedi mposhtet nga skuadra e fundit

22 dhjetor 2019 | 16:56

Watfordi e mposhti sot Manchester Unitedin me rezultat 2-0, në kuadër të Premier Ligës.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, kurse në minutën e 50-të, Watfordi kaloi në epërsi me golin e Ismaila Sarr. Katër minuta më pas Unitedi pësoi edhe golin e dytë, kurse realizator ishte Troy Deeney nga penalltia.

Në vazhdim nuk pati gola të tjerë të shënuara dhe ndeshja përfundoi 2-0. Watfordi është në fund të tabelës me 12 pikë, kurse Unitedi mbetet në kuotën e 25 pikëve dhe renditet në vendin e tetë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turqia do ta rrisë mbështetjen ushtarake për Qeverinë e Libisë,…