
Unitedi në garë për Kumbullën
06 shkurt
13:14
Marash Kumbulla pritet të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës.
Mbrojtësi shqiptar po shkëlqen me fanellën e Veronës dhe në garë për shërbimet e tij janë dy klubet italiane, Interi dhe Napoli. Mirëpo e ardhmja e futbollistit kuqezi mund të jetë larg Italisë, pasi garës për shërbimet e tij i është shtuar edhe Manchester Unitedi.
Përfaqësues të skuadrës angleze e kanë përcjellë nga afër Kumbullën në ndeshjen ndaj Milanit dhe kanë dhënë sinjalin pozitiv që të bëhet ofertë konkrete. Verona nuk do ta shesë yllin e saj për vlerën nën 25 milionë euro.
/Epoka e re/