Unitedi në janar synon këta tre futbollistë

04 tetor 2019 | 13:06

Manchester Unitedi ka përpiluar një listë të shkurtër me tre emra, të cilët synohen si përforcime për sulmin sapo të hapet afati kalimtar i janarit.

Bëhet fjalë për lojtarë të rëndësishëm si Ousmane Dembele (Barcelona), Timo Werner (Leipzig) dhe Moussa Dembele (Lyon).

“Djajtë e Kuq” kanë mbetur pa alternativa në repartin e avancuar pasi vendosën ta shisnin Romelu Lukakun dhe të huazonin Alexis Sanchezin tek Interi. Trajneri norvegjez, Ole Gunnar Solskjaer, tani ka zgjedhur tre futbollistët që ai beson se mund t’i çojnë “Djajtë e Kuq” në nivelin tjetër.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mesfushori i Juventusit dhe Italisë, Claudio Marchisio, ka njoftuar se…