Unitedi, ofertë të ‘çmendur’ për De Ligtin

24 maj 2019 | 13:11

Sipas gazetës spanjolle, “Sport”, Manchester Unitedi i ka ofruar kapitenit të Ajaxit, Matthijs de Ligtit, një ofertë marramendëse, përshirë këtu pagë prej 14 milionë eurosh për vit, apo 270 mijë eurosh në javë.

Më herët ishte raportuar se De Ligti është shumë afër marrëveshjes me Barcelonës, por kjo ofertë mund të ndryshojë gjerat. Unitedi po kalon nëpër një krizë dhe nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe synim kanë transferimin e shumë lojtarëve.

Në rast të transferimit në “Old Trafford”, De Ligti në kontratë do t’i përfshihen edhe shumë bonuse, përfshirë këtu bonuse për çdo paraqitje, çdo gol e çdo asistim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një viti shkollor plot suksese të nxënësve së “Mehmet…