Unitedi pret Valencian, Reali i shkon CSKA-s

02 tetor 2018 | 13:18

Pas një mungese dyjavore, rikthehet Liga e Kampionëve. Në ndryshim nga takimet e para të grupeve, kuadri i përgjithshëm i kësaj jave të dytë është më pak interesant, duke qenë se përballjet janë më të lehta në letër sa iu përket ekipeve të mëdha.

Ditën e martë do të zbresin në fushë skuadrat e Grupit E, F, G dhe H. Dy ndeshje do të zhvillohen, sipas tashmë ndryshimeve të këtij edicioni sa i përket orarit, në orën 18:55. Bëhet fjalë për Hoffenheim-Manchester City dhe Juventus-Young Boys. Skuadra e Guardiolës, pas hapit fals në Angli përballë Lyonit, kërkon tri pikët e para në grup, ndërsa nuk lejohen gabime të tjera. Në anën tjetër, në Torino Juventusi do të zbresë në fushë pa Cristiano Ronaldon, i shkualifikuar për episodin në “Mestalla” ku me Valencian u ndëshkua me të kuq. Përballë kampionëve në fuqi të Zvicrës, Young Boys, do të jetë sërish radha e Mario Mandzukiçit, që po kalon moment fantastik, teksa duhet parë edhe gjendja e Paulo Dybalas, që ndaj Napolit mori një goditje në kavilje. Do të vazhdojë të jetë jashtë fushës edhe Douglas Costa. Bardhezinjtë duan një tjetër fitore për ta konsoliduar kreun e grupit. Në po të njëjtin grup, në fushë do të zbresë edhe Manchetser Unitedi, që vjen nga një situatë e tensionuar, mes toneve të larta, polemikave, stolit të lëkundur të Mourinhos dhe luftës së hapur mes tij dhe Pogbas. Unitedi do të presë në “Old Trafford” Valencia që humbi me Juven në sfidën e parë. Në Grupin G, Roma duhet të kthehet te suksesi pas humbjes me Real Madridin.

Përballë do ta ketë surprizën e madhe Victoria Plzen. Ndërsa, galaktikët do të udhëtojnë në Moskë, përballë CSKA-s. Në Grupin E, Bayern Muncheni do të ketë të bëjë me Ajaxin, që kryeson grupin, pasi fitoi takimin e parë ndaj AEK-ut 3-0. Në Greqi, sakaq, skuadra e Selanikut pret Benfican. Të dyja me zero pikë dhe do të duan t’i marrin pikët e para.

Grupi E

21:00 AEK Athens – Benfica
21:00 Bayern M. – Ajax

Tabela

  1. Ajax 1 3 pikë
  2. Bayern M. 1 3
  3. Benfica 1 0
  4. AEK A. 1 0

Grupi F

18:55 Hoffenheim – Manchester City
21:00 Lyon – Shakhtar Donetsk

Tabela

  1. Lyon 1 3 pikë
  2. Hoffenheim 1 1
  3. Shakhtar D. 1 1
  4. Manchester C. 1 0

Grupi G

21:00 CSKA Moscow – Real Madrid
21:00 Roma – Viktoria Plzen

Tabela

  1. Real Madrid 1 3 pikë
  2. CSKA M. 1 1
  3. Viktoria P. 1 1
  4. Roma 1 0

Grupi H

18:55 Juventus -Young Boys
21:00 Manchester United – Valencia

Tabela

  1. Manchester United 1 3 pikë
  2. Juventus 1 3
  3. Valencia 1 0
  4. Young Boys 1 0

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…