Unitedi realizon transferimin e parë

26 qershor 2019 | 15:24

Manchester United e ka realizuar transferin e parë në ketë afat kalimtar.

Behet fjalë për mbrojtësin e Crystal Palace, Aaron Wan-Bissaka. Akordi është arritur për shumën e 50 milionë stërlinave dhe anglezi 21-vjeçar, me origjinë nga Kongo, ka të ngjarë të udhëtojë në mënyrë të menjëhershme për të kaluar testet mjekësore në “Old Trafford”, para se të niset me pushime.

“Djajtë e Kuq” i kanë ofruar mbrojtësit të djathtë një kontratë afatgjatë, me pagë 80.000 stërlina në javë. Ai ishte lojtari më i paguar në ekipin e parë të klubit aktual, me 10.000 stëlina në javë. Pra, edhe në këtë drejtim, Aaron Wan-Bissaka shkon me shumë ngritje, pa llogaritur këtu anën profesionale, e cila nënkupton një kapërcim të madh në karrierë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) e Republikës së Kosovës ka…