Unitedi synon dy yjet e Tottenhamit

08 gusht 2019 | 11:50

Manchester Unitedi kërkon të tjera përforcime përpara përfundimit të afatit kalimtar të verës duke targetuar dy futbollistët e Tottenham Hotspurit.

Eriksen dhe Llorente janë dy emrat që ‘Djajtë e Kuq’ do të synojnë t’i transferojnë në “Old Trafford”. Erikseni nuk është në planet e trajnerit Mauricio Pochettino që kur ai i bëri me dije se kërkon sfida të tjera dhe tek Unitedi ai shihet si zëvendësues ideal për Paul Pogban.

Ndërsa Llorente shikohet si një alternativë mjaft efikase në sulm. 34-vjeçari bëri një sezon të mirë vitin e kaluar me Tottenhamin dhe gjasat janë të mëdha që ai te transferohet në United si lojtar i lirë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Media greke ‘Greek Reporter’ ka publikuar një artikull për reperin…