Unitedi synon transferimin e Griezmannit

20 nëntor 2023 | 11:28

E ardhmja e Antoine Griezmann mund të jetë në Premier Ligë, pasi klubi i Manchester United po e dëshiron francezin në radhët e veta.

Mediet në ishull raportojnë se “Djajtë e Kuq” tashmë kanë nisur negociatat për të kuptuar disponueshmërinë e sulmuesit francez për një transferim në “Old Trafford”.

Unitedi propozon një pagë prej 21 milionë eurosh në sezon për Griezmann, pothuajse trefishi i asaj që fiton aktualisht te Atletico Madrid. Grizmann ka bërë karrierë në klube si Real Sociedad, Barcelona dhe Atletico Madridi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës…