Unitedi synon transferimin e Neymarit

13 shkurt 2019 | 14:25

Manchester Unitedi raportohet se është i gatshëm ta transferojë yllin e PSG-së, Neymar, për shifër rekorde gjatë verës.

Unitedi është në kërkim të një qendërmbrojtësi, por mendohet se klubi po dëshiron t’i zgjerojë edhe opsionet në sulm. Reali është i lidhur me një transferim të Neymarit që një kohë të gjatë por, sipas “DailyRecord”, Unitedi do të hyjë në betejë për brazilianin.

Më tej, në raportim theksohet se klubi do të ofrojë deri 230 milionë funte për ish-lojtarin e Barcelonës. 27-vjeçari ka realizuar 20 gola dhe ka asistuar 11 herë në 23 paraqitje për PSG-në këtë sezon.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) ka mbajtur…