Universiteti amerikan mbështet zbatimin e strategjisë së energjisë

13 mars 2023 | 11:05

Ministria e Ekonomisë dhe Universiteti “Columbia” në Nju Jork kanë nënshkruar mëngjesin e sotëm memorandum të bashkëpunimit.

Përmes këtij bashkëpunimi, universiteti amerikan do të mbështesë Ministrinë e Ekonomisë drejt zbatimit të suksesshëm të strategjisë së energjisë, e cila tashmë është miratuar edhe në Kuvend, përmes përgatitjes së studimeve e hulumtimeve akademike.

Ceremonia e nënshkrimit të memorandumit është mbajtur në ndërtesën qeveritare ndërsa përfaqësuesit e universitetit u pritën nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani mbërrin në ndeshjen e sotme kundër Salernitanës në valën…