UP themelon Institutin e Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë

18 prill 2024 | 22:34

Në mbledhjen e tij të fundit, Këshilli Drejtues i UP-së ka vendosur që të themelojë Institutin e Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë.

Përmes krijimit të këtij instituti, qëllimi është që të rritet edhe më tej kapaciteti kërkimor dhe profesional i universitetit në fushën e farmacisë, duke kontribuar kësisoj në zhvillimin dhe avancimin e sektorit farmaceutik në Kosovë.

Themelimi i Institutit të Farmacisë është thelbësor për të ruajtur dhe avancuar pozicionin konkurrues të universitetit në skenën ndërkombëtare në sferat e inovacionit dhe kërkimit shkencor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mësimdhënësi i shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Valentin Selmanaj është dënuar…