Uran Ismaili me aktivitet 24 orësh, pa ndërprerje

11 tetor 2021 | 12:31

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili sot ka nisur realizimin e iniciative tjetër shumë unike.

Ai ka njoftuar se ka filluar një aktivitet 24-orësh, pa ndërprerje të takimeve, vizitave dhe diskutimeve me njerëz e institucione që kryejnë shërbime 24/7, për nevojat e qytetarëve.

“Kjo është një sfidë personale, edhe për mua. Por unë jam i shtyrë nga bindja ime e fortë: puna e Kryetarit është 24/7. Për mua nuk ka mënyrë tjetër për ta bërë transformimin e madh të qytetit”, ka thënë Ismaili.

Ismaili ka thënë se qytetarët nuk meritojnë asgjë më pak se një kryetar komune i cili është 100 përqind i përkushtuar për të rregulluar problemet e tyre.

Ismaili e ka nisur ditën me një Konferencë për Media në orën 08:00, dhe gjatë 24 orëve në vazhdim do të zhvillojë një mori të takimeve të pandërprera gjatë 24 orëve, dhe në fund ta përmbyllë përsëri me një konferencë tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili sot ka nisur…