Uran Ismaili viziton Trafikun Urban, flet për transportin publik falas

11 tetor 2021 | 12:28

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili sot ka nisur realizimin e iniciative tjetër shumë unike për të simuluar funksionimin e qytetit kur kryetari angazhohet 24 orë në ditë.

Ai ka njoftuar se ka filluar një aktivitet 24-orësh, pa ndërprerje të takimeve, vizitave dhe diskutimeve me njerëz e institucione që kryejnë shërbime 24/7, për nevojat e qytetarëve.

Gjatë kësaj iniciative, ai ka realizuar një vizitë të Trafiku Urban.

Ai ka dëgjuar për sfidat e kësaj kompanie të cilat janë të shumta, nga mungesa e hapësirave adekuate e tutje.

“Punëtorët e Trafikut Urban bëjnë një punë të madhe në krahasim me resurset, hapësirat dhe kushtet që kanë në dispozicion. Mbështetja e Trafikut Urban me autobusë të rinj, hapësira adekuate e kushte të favorshme pune është e domosdoshme. Me mua si kryetar, Prishtina do të ofrojë mbështetje për zhvillimin e trafikut urban si dhe transport publik falas për gjithë qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Ismaili.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "24 ORE KRYETAR"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "24 ORE KRYETAR"

Mund të jetë një imazh i në këmbë dhe teksti që thotë "24 ORE KRYETAR"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "^^ CROSSWAY 24 ORE KRYETAR"

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "24 ORE KRYETAR"

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelarja gjermane Angela Merkel të hënën i bëri thirrje Izraelit…