Uran Ismaili: Thaçi dhe Veseli janë arkitektë të UÇK-së dhe shtetit të Kosovës (VIDEO)
26 maj 2026
| 13:40
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, i ftuar në “Grida Duma Podcast”, ka folur për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, duke thënë se PDK-ja nuk e sheh të kaluarën e saj si barrë apo konkurrencë, por si burim frymëzimi për rrugën politike përpara.
Duke folur për liderët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, Ismaili tha se Thaçi dhe Veseli kanë qenë ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të shtetndërtimit pas luftës. “Për neve është inspirim, për neve është fuqizim, është dhimbje.
Natyrisht, unë jam pjesë e ekipit mbrojtës të zotit Veseli dhe më ka rënë të shkoj shumë shpesh në Hagë. Është një dhimbje e madhe për neve me i parë ashtu, sepse për neve është e robëruar historia e Kosovës.
Nuk janë vetëm individët, janë historia e Kosovës”, u shpreh Ismaili. Ai theksoi se PDK-ja nuk ka bërë ndarje politike kur bëhet fjalë për ish-ushtarët e UÇK-së që po përballen me procesin në Hagë, duke përmendur edhe Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. “Të njëjtën e ndiejmë edhe për Rexhep Selimin, të njëjtën e ndiejmë për Jakup Krasniqin. Kemi qenë partia e vetme që nuk kemi bërë asnjë lloj ndarje. A ka qenë Rexhep Selimi i Vetëvendosjes apo jo, për neve ai është ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata duhet të mbrohen të gjithë”, tha Ismaili.
Video e plotë:



