Këtë të shtunë besimtarët myslimanë në Shqipëri po festojnë festën e Kurban Bajramit.

Për festën ka uruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një fotografi të xhamisë së re në Elbasan.

“Gëzuar Kurban Bajramin me faljen e besimtarëve për herë të parë në Xhaminë e re të Ballies në Elbasan”, shkruan Rama në Facebook.