Ushtarët amerikanë vëzhgojnë zonën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

18 shkurt 2022 | 17:11

KFOR-i përmes faqes zyrtare në “Facebook” ka njoftuar se ushtarët amerikanë të njësitit “Alfa”, kanë qëndruar të premten në vijën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, afër fshatit Jarinje.

Siç është thënë në njoftimin e KFOR-it, gjatë kësaj vizite janë marrë informacione, mbi të cilat komandantët e komandës rajonale lindore do të marrin vendimet dhe do t’i bëjnë planet e ardhshme.

“Ushtarët e ushtrisë amerikane të trupës ‘Alfa’, skuadra e parë 172 e regjimentit malor patrullojnë vijën kufitare administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, afër fshatit Jarinje. Mbledhja e informacionit ndihmon komandantët e komandës rajonale lindore të KFOR-it të marrin vendime dhe të planifikojnë misionet e ardhshme”, ka njoftuar KFOR-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë eprori i Policisë së Kosovës në Deçan,…