Ushtarët e FSK-së këtë javë nisen për në misionin e parë paqeruajtës

05 mars 2021 | 12:44

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ceremonisë së Epopesë së UÇK-së, ka treguar se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të nisen këtë javë në mision paqeruajtës.

“Sikurse Adem Jashari dikur, sot ju keni përpara misionin fisnik që ta ruani Kosovën, që ajo të mbetet një dhe e tërë. Këtë javë ushtarakët tanë do t’i përcjellim për misionin e parë paqeruajtës bashkë me forcat e Iowas. Ju do ta nderoni emrin e ushtrisë sonë, sikurse edhe emrin e shtetit të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

“Ju do ta nderoni emrin e ushtrisë sonë, sikurse edhe emrin e shtetit të Republikës së Kosovës. Krah miqve amerikanë ju po e bëni historinë tonë të re, të shtetit që kontribuon në paqen globale. Krahë NATO-s, FSK-ja po zhvillohet edhe më tej si forcë ushtarake, ndërvepruese me forcat e NATO-s. Prandaj anëtarësimi në NATO, mbetet objektiv strategjik i shtetit tonë”, ka thënë Osmani në fjalimin e saj për nder të 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila po mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati mbrojtës i Salih Mustafës, Julius Von Bone, ka deklaruar…