Ushtria Çlirimtare e Kosovës – shpirti i lirisë, i shtetit të Kosovës
Shkruan: Prof. Agim R. ZOGAJ
Nga Isa Boletini e Adem Demaçi, deri tek UÇK-ja
Kosova, populli ynë gjatë tërë historisë i doli përballë pushtuesit sllav, regjimeve gjakatare serbe/jugosllave të cilat, me dhunë barbare deri në gjenocid e mbajtën të pushtuar Kosovën, hapërirat etnike shqiptare. Pushtuesi serb/ malazez / maqedon duke përdorur aparatin shtetëror, ushtrinë, xhandarmërinë, policinë, sigurimet e fshehta ishte i vendosur që, me çdo kusht, me barbari gjenecodiale, ta shfaroste popullin tonë, i cili, historikisht ishte, është, jemi në trojet etnike, në tokën iliro-dardane. Populli ynë, të parët tanë, brez pas brezi, të bashkuar rreth kauzës së çlirimit nga sundimi sllav, u ngritën në rezistencë të armatosur, për tu çliruar nga sundimet sllave, nga regjimet barbarare, të cilat, gjatë historisë, sidomos nga viti 1912, nuk zgjodhën mjete për të na mbajtur të pushtuar, për të na shfarosur si racë shqiptare, për të na dëbuar, jo vetëm, siç na kërcënonin, përtej Bjeshkve të Nemura!
Kështu, përgjatë historisë, rezistenca e popullit trim të Kosovës, e përkrahur edhe nga shteti amë, Shqipëria, sa vinte dhe organizohej e bëhej më e fuqishme më e pathyeshme! Historia e ndritur e rezistencës së popullit tonë kundër pushtimeve sllave, mori hov me kryengritjet e shumta që nga viti 1912, dhe ashtu, në vazhdimësi përgjatë historisë. Shpirti guximtar i racës shqiptare, i kombit tonë, i djalërisë së Kosovës martire, përherë të papërkulur, u bë akoma edhe më i shndritshëm pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, meqë, Kosova vazhdoi të ngelte nën pushtimin serb/jugosllav. Pikërisht në ato vite, filloi epoka e madhe e shqiptarisë së Kosovës dhe vëllëzërve tanë në trojet etnike në ish Jugosllavi. U lindë, epoka e daljës të Ilegalës Atdhetare Shqiptare, e themeluar, e ideuar, e organizuar nga rinia idealiste, patriotike e djemve dhe vajzave shqiptare. Ai brez, i guximtarëve dhe i sypatremburve, doli para historisë së dhunës, pushtimit sllav dhe proklamoi: Ja ku jemi, Atdheu na thërret, ne jemi, nipat, stërnipat, mbesat e trimave të të gjitha epokave para nesh: Isa Boletinit, Idriz Seferi, Hasan Prishina, Azem Bejtës, Bajram Currit, Shote Galicës, Bedri Pejani, Shaban Polluzha, Aqif Blyta, Marije Shllaku …!
Fitorja e krerëve të UÇK-së – fitore për Kosovën, kombin!
Lëvizja Ilegale Atdhetare në Kosovë, e dalë nga gjiu i popullit, nga idealet më sublime të të gjitha epokave të shqiptarisë, për çlirim me jetë a vdekje nga sundimi sllav, serb, jugosllav u bë faktor determinues i Lëvizjës sonë Kombëtare. Atdhetari, Adem Demaçi, edhe pse i syrgjynosur nëpër burgjet jugosllave, u bë ideologu shpirtëror i Ilegalës Atdhetare në Kosovë, dhe ndër shqiptarët në trojet etnike në ish Jugosllavi dhe përtej. Pikërisht, ideologu, flamurtari shpirtëror, politik i Ilegalës Atdhetare të shqiptarëve të Kosovës, Adem Demaçi, që në Programin e Lëvizjës Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, më 1964, kishte proklamuar vizionin se: Kosova çlirohet vetëm me luftë!
Erdhi koha, erdhi dita, erdhi historia, kur në Nëntorin e krenarisë shqiptare, pas gjithë atij rrugëtimit biblik, më 27 Nëntor 1997, në një copë toke të Kosovës, të quajtur, Drenicë e lavdisë, u bë dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. U lindë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, rezultat i historisë së rezistencës dhe i betejave të të gjitha brezave të shqiptarëve të Kosovës. Djemtë, vajzat, rinia sypatrembur, populli, u bën djepi në të cilin u lindë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ideali, brez pas brezi i popullit të Kosovës dhe shqiptarisë mbarë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, para historisë moderne e bashkoi popullin mbarë, në luftën vendimtare për çlrimin nga hordhitë, regjimet pushtuese serbe/sllave, nga Serbia. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me komandantin legjendar, Adem Jashari, u bë ideali, ëndrra e lirisë, mbrojtja e jonë, ushtri skenderbegiane, e ndritur në betejën historike për çlirimin e Kosovës trime. I madh e i vogël, secili nga ne, në mendje e në shpirt, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e bëm ideal. Ajo ishte drita e çlirimit, krenaria, mburrja e popullit mbarë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me luftën për çlirimin e Kosovës, me luftën për humanizëm, si vlerë universale, u bë aleate diplomatike dhe ushtarake me NATO-në, me shtetet perëndimore, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës zhvilloi luftë për lirinë, jo vetëm të popullit të Kosovës, si vlerën më sublime të qytetërimit të fundshekullit të XX-të. Prandaj, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e fitoi dhe, edhe sot e ka besimin, përkrahjen e mbarë qytetërimit modern të Perëndimit, NATO-së dhe të ShBA-ve.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, edhe sot, 26 pas çlirimit të Kosovës vazhdon të jetë, përgjithmonë, shpirti i lirisë, nderi i shtetit të Kosovës së pavarur. Luftëtarët, prijësit e saj, ish krerët e UÇK-së, janë e do të jenë, krenaria e kombit mbarë, ndërkohë që, ndër ta, çlirimtarët e Atdheut, padrejtësisht, vazhdojnë të jenë të syrgjynosur në dhomat me erë burgu, larg, larg Kosovës. Ata, çlirimtarët, prijësit, krerët e UÇK-së, shokët, bashkëpunëtorët në kohë lufte e në kohë paqeje, po përballen me procesin e montuar gjyqësor, me komplotin më të trilluar të Serbisë kundër lirisë sonë, kundër shtetit të Kosovës, kundër lirisë së rinisë, fëmijëve të shtetit tonë. Gjithsesi, çlirimtarët tanë, ish krerët, prijësit e UÇK-së, do ta fitojnë edhe këtë betejë, sepse, kjo është beteja e Kosovës, betejë, jo vetëm gjyqësore, për mbrojtjën e luftës çlirimtare të UÇK-së, për mbrojtjën e lirisë, shtetit të Kosovës! Fitorja e çlirimtarëve, do të jetë fitore e Kosovës, e lirisë, e kombit mbarë!



