Ushtria ruse bombardon kombaja e traktorë por në publik thotë se shkatërroi 8 tanke Leopard
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu ka pretenduar te martën se forcat ruse kanë shkatërruar 8 tanke gjermane të tipit Leopard
Gjatë te martës Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu ka thënë se ushtria ruse po shkatërron armatimet perëndimore që zotëron Ukraina. Për këtë pretendim të rusëve, cak ishin kësaj radhe tanket gjermane të tipit Leopard të dhuruara për Ukrainën nga Gjermania.
Mirëpo ky pretendim ka dalur të jetë qesharak dhe në realitet ka ndodhur një gjë tjetër e cila ekspozon në mënyrë bizare ushtrinë ruse.
Në një postim në Telegram Shoigu ka thënë se ushtria ruse ka shkatërruar 8 tankse duke mposhtur sulmet ukrainase. Pas një hetimi të pamjeve të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes ruse del se caku i goditur që pretendohet të jetë tank gjerman është në fakt një traktor i tipit John Deere 4830 dhe videoja është e vitit të kaluar.
Nuk dihet nëse Rusia ka ngatërruar materialet që është supozuar të publikohen por sipas analistëve veprime si kjo e ministrit Shoigu kanë ekspozuar ushtrinë ruse për forcën e sajë reale. Ushtria ruse në klasifikimet ndërkombëtare konsiderohet ushtria e dytë më e fortë në botë pas SHBA’së.
? “The Russian military destroyed eight German Leopard tanks while repelling attacks by the AFU,” Russian Defense Minister Sergei Shoigu said. Later, Russian media published footage of the destruction as well.
But there are several nuances: it was not the tanks that were… pic.twitter.com/C6OkSVv80R
— NEXTA (@nexta_tv) June 6, 2023