Ushtria turke sulmon pozicionet e kurdëve në Irak

15 qershor 2020 | 12:28

Aeroplanë ushtarak turk mbrëmë kanë sulmuar pozicionet kurde në Irakun verior, ka deklaruar për mediat britanike, një burim turk i sigurimit.

Ministria turke e Mbrojtjes ka konfirmuar se aeroplanët e tyre kanë filluar operacion në rajone të ndryshme irakiane si përgjigje për numrin e shtuar të sulmeve mbi bazat ajrore turke.
“Ka filluar operacioni ‘Kthetrat e shqiponjës’. Aeroplanët tanë shkatërrojnë shpella mbi kokat e terroristëve”, ka bërë të ditur ministria në Tuiter.

Mediat britanike theksojnë se aeroplanët ushtarak kanë fluturuar nga baza të ndryshme në Turqi, veçmas nga qytetet jug-lindore Dijarbakir dhe Malatia dhe kanë goditur kampet e Partisë Punëtore Kurde (PKK) në Irak përfshirë edhe rajonin malor Kandil ku është selia e kësaj organizate.

Ministria e Mbrojtjes më vonë ka njoftuar se janë sulmuar fortesat e PKK-së në Kandil në afërsi të kufirit në Iran si dhe territorin e Sinjarit, Zap, Avasin- Basijan dhe Hakurk.

Kjo është e fundit nga seria e sulmeve të ushtrisë turke mbi pozicionet e PKK-së, organizatës paraushtarake e cila është në konflikt ushtarak me Turqinë nga viti 1984. Në konfliktin deri tani janë vrarë më shumë se 40.000 persona kryesisht në Turqinë juglindore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos, të dielën mbrëma ka ligjëruar…