Marmarinos ligjëroi para trajnerëve të Kosovës

15 qershor 2020 | 12:25

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos, të dielën mbrëma ka ligjëruar para trajnerëve të Kosovës, me anë të platformave online.

Tema e ligjërimit ka qenë sulmi tranzicional dhe sulmi i Hershëm. Ai ka ligjëruar për rreth 50 minuta, derisa në këtë ligjërim kanë marrë pjesë më shumë se 25 trajnerë vendorë të Kosovës.

“Ligjërimi ka qenë shumë i mirëseardhur për trajnerët vendorë, të cilët kanë fituar përvojë nga përzgjedhësi i Kosovës, i cili më herët kishte ligjëruar edhe para gjyqtarëve të Kosovës, për raportin gjyqtar-trajner. Për të gjithë trajnerët të cilët nuk kanë mundur të jenë pjesë e këtij ligjërimi, atyre do tu dërgohet me email, video e ligjëratës nga Shoqata e Trajnerëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Marmainos në shkurt është emëruar përzgjedhës i Kosovës dhe në dy ndeshje ka dy fitore, kundër Islandës dhe Luksemburgut.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk shquhet për vokal të jashtëzakonshëm dhe shumë e dyshuan…