Ushtria ukrainase: Forcat ruse nuk po përparojnë në Bakhmut dhe Avdiivka

29 mars 2023 | 08:24

Forcat ruse janë të pamëshirshme në përpjekjet e tyre për të kapur qytetet e bombarduara në lindje të Ukrainës, Bakhmut dhe Avdiivka, por nuk po bëjnë përparim.

Kështu u shpreh ushtria e Ukrainës në një deklaratë, por një zyrtar pro-Moskës tha se rusët po përparojnë, shkruan Reuters.

“Armiku vazhdon sulmin e tij në qytetin Bakhmut. Megjithatë, mbrojtësit tanë e mbajnë me guxim qytetin, zmbrapsin sulme të shumta të armikut,” tha Shtabi i Përgjithshëm, duke shtuar se forcat ukrainase kishin shmangur 57 sulme ruse në Bakhmut dhe qytete të tjera.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë deklaroi se forcat ruse kishin bërë vetëm “përparim margjinal” në një përpjekje për të rrethuar Avdiivka dhe kishin humbur shumë automjete të blinduara dhe tanke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infermierët e sektorit publik paralajmërojnë se do të hyjnë në…