Usyk: Dubois luajti pistë në ring, jam gati t’i jap revanshin në një duel rruge
Oleksandr Usyk mbrojti titujt kampion bote në peshën e rëndë pas fitores me KO në raundin e nëntë ndaj britanikut Daniel Dubois.
Një duel që shkaktoi mjaft polemika për një goditje nën brez që britaniku i dha kampionit ukrainas në raundin e pestë, që sollën ndërprerjen e duelit për disa minuta. Mjaft e konsideruan këtë goditje si të rregullt, duke bërë që polemikat të vijojnë ende edhe pas 48 orësh nga sfida.
Vetë Usyk reagoi duke thënë: “Ishte një goditje e ulët e Daniel, që dueloi pisët në ring. Nuk është ky boksi që dëshirojmë. Gjithsesi, ia tregova vendin që meritonte”.
Më tej, kampioni i botës thumbon Dubois: “Jam gati për revanshin ndaj tij, që nesër, në një luftë rruge. Jam gati. Jo doreza boksi, por një duel boksi në rrugë dhe aty do ta shohë se kush jam. Aty le të provojë të godasë nën brez”. Usyk mbeti i pamposhtur pas kësaj sfide (21 fitore, 0 humbje).
That’s a low blow. #UsykDubois #boxing pic.twitter.com/WhvEdZgRQr
— Dan Rafael (@DanRafael1) August 27, 2023