Usyk: Fury ka frikë të përballet me mua

02 nëntor 2022 | 16:43

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk u shpreh se britaniku Tyson Fury pëlqen të duelojë ndaj Dereck Chisoras, pasi ka frikë të duelojë ndaj tij.

Usyk dhe Fury janë dy kampionët e botës në peshën e rëndë dhe një përballje mes tyre do t’i unifikonte titujt kampionë bote, por kjo sfidë nuk duket në horizont. Të dy boksierët janë të pamposhtur në karrierën e tyre. Fury më 3 dhjetor do të duelojë ndaj patriotit të tij Chisora, sfidë që do të zhvillohet në stadiumin e Tottenham (Londër).

Ndërsa Usyk, që do të rikthehet në ring vitin e ardhshëm, vjen nga dy përballjet e fituara ndaj Anthony Joshuas, ku mbrojti titujt e kategorive WBA, WBO, IBF.

“Kjo sfidë e tretë mes Furys dhe Chisoras më bën të qesh. Nuk e kuptoj këtë përballje përse ata po dualojnë sërish? Ne kishim një marrëveshje për të dueluar së bashku, por tani ai largohet me vrap duke thënë se nuk dëshiron të përballet me mua. Jam i bindur se tashmë Tysoni ka frikë nga unë dhe kërkon të largohet”, u shpreh Oleksandr Usyk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka…