Uvejs Nesimi dhe Andi Reshitaj humbin në raundin e parë

25 korrik 2023 | 14:48

Edhe xhudistët e Kosovës kanë nisur sot garat në Festivalin Olimpik Evropian Veror për të Rinj EYOF Maribor 2023.

Uvejs Nesimi dhe Andi Reshitaj garuan në kategoritë -50 kg dhe -55 kg dhe të dy pësuan humbje në raundin e parë.

Nesimi u mund nga Mario Rate i Rumanisë, ndërsa Reshitaj nga holandezi, Luca Richardson, në shënim të artë. Xhudistët tjerë do të garojnë në tri ditët në vijim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia identifikoi të hënën vajzën 14-vjeçare të vrarë në një…