Uzuni pritet të debutojë ndaj Realit në fundjavë

02 shkurt 2022 | 10:58

Myrto Uzuni merr një lajm fantastik pasi firmosi kontratën me skuadrën e Granadas. Sulmuesi shqiptar mund të debutojë në La Liga këtë fundjavë, në ndeshjen që skuadra e tij do të luajë kundër Realit të Madridit.

Nëse gjithçka do të shkojë mirë në seancat stërvitore, atëherë aventura e Uzunit në Spanjë do të niste në mënyrën më fantastike të mundshme.

Uzuni u ble nga Granada për 3,5 milionë euro, me sulmuesin që mbylli aventurën te Ferencvaros me 36 gola dhe 14 asistime në 67 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka prezantuar ekipin drejtues të…