Vajza e Azem Hajdarit viziton varrin e Adem Jasharit: S’mund ta kuptojmë lirinë pa nderuar sakrificat e bëra për të

07 dhjetor 2020 | 11:57

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë dhe vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Në kuadër të kësaj vizite, fillimisht Hajdari ka bërë homazhe tek varri i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Hajdari në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se nuk mund ta kuptojmë lirinë pa nderuar sakrificat e bëra për të.

“Nuk mund ta kuptojmë lirinë pa nderuar sakrificat e bëra për të! E nisa vizitën time në Kosovë duke nderuar sakrificën sublime të familjes Jashari, të kryekomandantit të UÇK-së, Adem Jasharit, të cilët dhanë jetën në përpjekjen e tyre për ti dhënë lirinë e pavarësinë Kosovës. Heronj si Adem Jashari nuk i kanë munguar kombit shqiptar në vite e kurrë nuk do i mungojnë, por detyra e jonë është që ta nderojmë veprën e tyre jo vetëm duke i kujtuar por edhe duke punuar fort përditë që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë në rrugëtimin drejt Evropës, drejt mirëqenies, drejt ndërtimit të shtetit ligjor, drejt luftës pa kompromis kundër korrupsionit. Nderim heronjve të lirisë!”, ka shkruar Hajdari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka dhënë mendimin për…