Vajza e Jakup Krasniqit flet për jetën e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

04 nëntor 2022 | 19:38

Vajza e ish-ushtarit të UÇK-së Jakup Krasniqi, Gresa është shprehur se Gjykata e Hagës është raciste dhe politike.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, Gresa tha se i ati Thaçi, Veseli, Selimi rrinë në dhoma të ndara por kohën më të madhe e kalojnë së bashku.

Teksa tha se po bëhet padrejtësi ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së, Gresa shpreson se procesi gjyqësor ndaj tyre të fillojë sa më shpejt, ndërsa shtoi se ende nuk ka një datë të caktuar.

“Po u bëhet padrejtësi shumë e madhe dhe në veçanti babit tim. Është një proces gjyqësor shumë i padrejtë.

Dhomat i kanë të ndara, ndërsa pjesën më të madhe e kalojnë bashkë.

Gjykata është politike dhe raciste , për faktin se merret me krimet e shqiptarëve po nuk merret me krimet dhe gjenocidin e vërtetuar serb mbi popullatën shqiptare në Kosovë. Jemi të përgatitur për një proces të gjatë, por shpresojmë që ky proces të fillojë sa më shpejt dhe të përfundojë sa më shpejtë. Nuk ka një datë të saktë për të filluar procesi gjyqësor, por pala mbrojtëse e babit është përgatitur”- tha ajo.

Gjykatësi i procedurës paraprake në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nicolas Guillou tha se synon që të kalojë çështjen të trupi gjykues para fundit të këtij viti.

Në hapje të konferencës së 15-të mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit ai tha se do të marrë vendim mbi kërkesat që janë paraqitur deri tani nga palët, por jo për ato që sipas tij nuk janë urgjente.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka…