Vajzat e Maradonës kërkojnë drejtësi për vdekjen e babait të tyre 

25 gusht 2023 | 16:19

Vajzat e Diego Maradonës shpërthejnë me rastin e plotësimit të 1000 ditëve pa babanë, duke kërkuar drejtësi rreth çështjes së tij.

Diego Armando Maradona, një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, disa thonë më i madhi, vdiq të mërkurën, më 25 nëntor 2020. Vdekja e tij mbetet një mister, me autoritetet që vazhdojnë të hetojnë shkakun e vdekjes së legjendës së futbollit botëror.

Autoritetet në Argjentinë kanë në sy disa të dyshuar për vrasje të mundshme të shkallës së parë në rastin e legjendës së futbollit.

Me rastin e plotësimit të 1000 ditëve nga vdekja e tij më 22.8.2023, dy vajzat e tij, Dalma dhe Janina, kanë shpërthyer duke folur për një vdekje të paramenduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjekësia e përgjithshme, inxhinieria kompjuterike dhe softuerike, gjuha gjermane dhe…