Vajzat e Universitetit të Prishtinës, të pamposhtura në Kroaci

22 dhjetor 2019 | 00:20

Volejbollistet e Universitetit të Prishtinës kanë triumfuar në Universiadën e Dubrovnikut, në disiplinën e volejbollit për femra që është mbajtur në Kroaci. Ekipi i UP-së të cilin e udhëheq trajneri Bahri Gjinovci, ka mposhtur në finale ekipin e Universitetit të Zagrebit nga Kroacia.?

Studentet e Kosovës kanë qenë të pamposhtura gjatë gjithë universiadës, duke mos humbur asnjë set të vetëm në të gjitha fazat e garës. Madje, lojtarja më e mirë e turneut është zgjedhur studentja, Blinera Jaha.

Dekani i FEFS-it, Musa Selimi, ka thënë se garat e tilla dëshmojnë për kualitetin e studentëve të UP-së dhe të sportistëve që ka vendi ynë, thuhët ndër tjera në njoftimin që është bërë në rrjetin social “Facebook” nga faqja zyrtare e Universitetit të Prishtinës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një ndeshje shumë interesante, Feronikeli e ka mundur Bashkimin…