Vajzat e veprimtarit Muhamet Vila nga Hani i Elezit ndihmojnë Handikosin në Ferizaj

03 shkurt 2024 | 23:25

Rukije dhe Sara Vila, vajzat e veprimtarit Muhamet Vila nga Hani i Elezit, të cilat jetojnë dhe veprojnë në Düseldorf të Gjermanisë kanë marrë iniciativë për hapjen e një fondacioni “PayPal Foundation”, me anë të së cilës kanë mbledhur shumën prej 20 mijë euro për ta ndihmuar Handikosin me seli në Ferizaj.

Sara Vila, Aleyna Erturul dhr Rukije Vila me vendbanim ne Düseldorf të Gjermanisë, kanë sjellë ndihmën në Ferizaj ku edhe janë pritur nga kryetari i Handikos-it, Nexhat Hasani.

Poashtu i pranishëm në këtë takim ishte edhe Presidenti i FC Kosova Düseldorf, Bujar Neziri- Koordinator i grupit inicues nga Mërgata, për ndërtimin e objektit të Hendikosit, ku edhe u nënshkrua kontrata me Kompaninë ndërtimore #VICTORIA BAU SH.P.K me pronar Nexhmedin Hetemi dhe Ismet Jahiri për ndërtimin e objektit për ofrimin e shërbimeve me bazë në komunitet Handikos Ferizaj.

Njoftimi dhe falënderimi i plotë i Hendikos-Ferizaj:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM ?

Jemi të lumtur që ndajtëm këtë lajm ?❤️ “Mërgata për personat me aftësi të kufizuara”

Jemi tejet të lumtur të ndajmë lajmin e mrekullueshëm se tri vajza me vullnet po sjellin shpresë për komunitetin e aftësis së kufizuar.

Sara Vila, Aleyna Erturul dhr Rukije Vila me vendbanim ne Düseldorf të Gjermanis kanë marrë iniciativën të hapin një fondacion “PayPal Foundation”, me anë të së cilit janë mbledhur shuma prej 20,000€ për të mbështetur projektin tonë!

Donacioni i tyre i madh do të përdoret për ndërtimin e qendrës sonë të re, duke krijuar një hapësirë të përshtatshme dhe inovative për personat me aftësi të kufizuara në Ferizaj. ?

Jemi thellësisht mirënjohës për angazhimin dhe ndihmën që këto vajza kanë ofruar për këtë projekt. Kontributi i tyre do të ketë një impakt të ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit tonë.

Faleminderit, Rukije Vila, Aleyna Erturul dhe Sara Vila, që treguat zemërgjërsin tuaj dhe u bëtë shpresë se jemi bashkë në këtë rrugëtim për një të ardhmeje më të mirë dhe më të përfshirë për të gjithë! ?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori I Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka…