Vaksinat e para, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë

14 dhjetor 2020 | 08:33

 

Anëtarët e lartë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump do të jenë ndër njerëzit e parë që do të vaksinohen kundër koronavirusit në ShBA, thonë zyrtarët.

Zyrtarët thanë se disa punonjës të Shtëpisë së Bardhë pritet ta marrin vaksinën e kompanisë “Pfizer/BioNTech” këtë javë.

Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” në kushte anonimiteti se vaksinimet do të sigurojnë që qeveria mund t’i “vazhdojë operacionet thelbësore pa ndërprerje”.

Por, të dielën, presidenti Donald Trump tha se vaksinat në këtë fazë do të ofroheshin vetëm në raste specifike.

Vaksina ofron mbrojtje deri në 95 % kundër Covid-19 dhe u konsiderua e sigurt nga rregullatorët e ShBA-së, të cilët të premten vendosën ta miratojnë për përdorim.

Tre milionë dozat e para të vaksinës aktualisht po shpërndahen në dhjetëra vende në të 50-të shtetet në ShBA dhe vaksinimet pritet të fillojnë të hënën (14 dhjetor).

Numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur ndjeshëm që nga nëntori në ShBA.

Të shtunën u raportua për 3 309 vdekje, numër rekord krahasuar me ta gjitha vendet e botës. Por, shpërndarja e vaksinës po supozohet se do të jetë një pikë kthese në pandeminë e koronavirusit, e cila ka marrë jetën e pothuajse 300 000 njerëzve në ShBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Itali vendosën t’i lehtësojnë masat pas uljes së…