Valbona Bytyqi: Duam ta fitojmë Superkupën

30 shtator 2021 | 16:40

Superkupa e Femrave do të zhvillohet më 4-5 Tetor në Pejë. Katër skuadrat më të mira në basketbollin e femrave do të sfidojnë njëra-tjetrën, në garë për trofeun e çmuar të Superkupës.

Penza-Vëllaznimi dhe Prishtina-Bashkimi janë duelet gjysmëfinale.

Penza pasi fitoi titullin, kërkon të fitojë edhe Superkupën. Kapitenia e skuadrës pejane, Valbona Bytyqi flet për përgatitjet e deritanishme. “Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Vajzat kanë disponim të mirë. Me ardhjen e trajnerit Bujar Loci dhe përforcimet, jemi duke bërë një punë të mirë si ekip”, është shprehur Bytyqi për faqen zyrtare të FBK-së.

Basketbollistja e Përfaqësueses së Kosovës foli edhe për synimet. “Synimet tona si gjithmonë janë që të fitojmë Superkupën dhe të përgatitemi për Kampionatin e Kosovës, e po ashtu të përfaqësojmë vendin dhe qytetin sa më mirë në Ligën Unike”, theksoi basketbollistja me përvojë.

Ndeshja Penza-Vëllaznimi zhvillohet më 4 Tetor nga ora 16:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ole Gunnar Solskjaer e cilësoi David de Gean si portierin…