Valdet Sadiku emërohet si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Kosovës në SHBA

06 mars 17:03

Valdet Sadiku është caktuar të shërbejë si i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C.

Këtë e kanë konfirmuar për “KlanKosova”,  nga Minsitria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sadiku pas marrjes se pëlqimit nga vendi pritës pritet së shpejti të udhëtojë drejt SHBA-ve.

“Duke marrë në konsideratë rrethanat diplomatike në të cilat ndodhet Kosova dhe rëndësinë që ka për ne SHBA dhe duke marrë parasysh se ambasadorja Vlora Çitaku ka përfunduar mandatin e saj në DC, Ministrja Meliza Haradinaj Stublla, duke u mbështetur në legjislacionin në fuqi, ka marrë vendim të dërgojë ambasadorin Valdet Sadiku, në cilësinë e të Ngarkuarit me Punë, i përkohshëm në Washington, për të mos e lënë vakant pozitën e ambasadorit në vendin më të rëndësishëm për Kosovën”.

Valdet Sadiku është diplomat i karrierës dhe përveç pozitës si Drejtor i Departamentit për Çështje Rajonale në MPJD, në të kaluarën ka shërbyer edhe në Zagreb dhe Beograd si shef i misionit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
23-vjetori i “Epopesë së UÇK-së”, u shënua edhe në Ambasadën…