Valdrin Sahiti kapet me drogë dhe arrestohet në Stamboll, përdori pasaportën diplomatike

13 prill 2023 | 11:03

Është arrestuar në Aeroportin e Stambollit stilisti i njohur nga Kosova, Valdrin Sahiti. Sipas burimeve të KosovaNews, arrestimi i tij ka ndodhur pasi është i dyshuar për veprën penale blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Menjëherë pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar në Aeroportin e Stambollit.

Kujtojmë se Valdrin Sahiti ishte pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish Ministres së Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj.

Sa i përket karrierës, Sahiti njihet në trojet shqiptare pasi ka bashkëpunuar me emra të njohur të skenës, si Elvana Gjata, Bora Zemani, Elita Rudi dhe shumë të tjerë. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kayla Simmons ka vazhduar me postimin e fotove provokuese në…