Valon Berisha: Në Çeki kemi ardhur për fitore

13 nëntor 2019 | 18:09

Mesfushori i Lazios, Valon Berisha, ka thënë në konferencën për media se Kosova ka synim fitoren në ndeshjen ndaj Çekisë.

“Kemi ardhur të fitojmë këtu. Të realizojmë një ëndërr që e kemi. Çekia është e fortë, kanë ekip të mirë, por ne jemi gati për këtë ‘luftë’ pasi do të jetë një luftë si për ne e po ashtu edhe për ata. Kjo është ndeshja më e rëndësishme si Kombëtare që e kemi luajtur deri me tani”, ka thënë Berisha.

Njëri nga lojtarët më të mirë të Kosovës, Valon Berisha e ka komentuar edhe mungesën e Vedat Muriqit.

“Humbje e madhe është mungesa e Vedat Muriqit. Për atë se a luaj unë nga minuta e parë, vendos trajneri. Përgatitjet kanë shkuar mirë. Jemi të gatshëm të japim më të mirën për të arritur fitore”, ka shtuar Berisha.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (14 nëntor),  mbahet mbledhja e Komisionit për Politikë të…