Xhavit Haliti në Berlin, lobon kundër zgjedhjes së ish-spiunit rus raportues për Kosovën

13 nëntor 2019 | 17:58

Nesër (14 nëntor),  mbahet mbledhja e Komisionit për Politikë të Jashtme e Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në të cilën do të vendoset për raportuesin për Kosovën.

Në këtë mbledhje, e cila do të mbahet në Berlin, në ndërtesën e Bundestagut të Gjermanisë, do të merrë pjesë edhe shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, i cili do lobojë kundër zgjedhjes së ish-spiunit rus, Aleksey Kondratyev raportues për Kosovën.

Po ashtu Haliti, dje në emër të Kuvendit të Kosovës u është drejtuar me një shkresë zyrtare shefave të delegacioneve të shteteve pjesëmarrëse në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci, nëpërmjet së cilës ka kërkuar që të mos votohet propozimi i Federatës Ruse, por raportues për Kosovës të zgjidhet dikush nga vendet neutrale, , shkruan “Gazeta Evropa”.

Për rusin Kondratyev këto ditë ka shkruar edhe gazeta gjermane, “Bild”.

Kondratyev ka qenë anëtarë i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU) deri në vitin 2010, ndërkohë ka qenë në Kosovë në periudhën 1999-2001 si pjesë e shërbimit ushtarak rus.

Siç shkruan Bild, ai asnjëherë nuk e ka mbajtur sekrete qasjen e tij kundër Kosovë dhe qëndrimin pro Serbisë. Tutje gazeta gjermane shkruan se ka edhe një numër të madh spekulimesh se Kondratyev ishte përfshirë në një skandal në Kosovë përgjatë vitit 2001, kur i dehur kishte shtënë me armë dhe kishte lënduar disa persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çekia dhe Kosova përballen nesër (e enjten) në kuadër të…