Valon Syla flet pas sulmit: Po ma qepin kokën në QKUK, sulmuesit ikën me vrap pasi që më goditën

11 prill 2023 | 23:55

Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, është sulmuar sonte nga tre persona ende të panjohur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Syla është sulmuar vetëm disa minuta pasi që ka dalë nga studioja e emisionit, ku ishte i ftuar për të diskutuar lidhur me gjykimin e ish-krerëvë të UÇK-së në Hagë.

Aktualisht, Syla ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po i trajton lëndimet e marra.

Gazetari, i cili po sulmohet për herë të dytë, ka thënë se në QKUK po i qepet koka.

“Jam mirë. Për momentin jam në QKUK. Po ma qepin kokën”, ka deklaruar ai për Kanal10.

Syla ka thënë se tre personat që e sulmuan kanë ikur me vrap pas goditjeve ndaj tij,

 Ishin tre persona që më sulmuan. Ikën me vrap pasi më sulmuan duke më goditur në kokë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ronaldo la sonte shtëpinë e Big Brother, duke hequr dorë…