Valverde beson se Coutinho do të përmirësojë Barçën

07 janar 2018 | 21:24

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se mezi pret të punojë me Philippe Coutinhon që ka kaluar te katalonasit nga Liverpooli.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjet e gjysmë, përderisa ka klauzolë largimi prej 400 milionë eurosh.

“Mendoj se mund të na sjellë shumë për skuadrën. Ai shënon dhe mundëson gola dhe kur niset përpara mund të na ndihmojë shumë pasi luan brenda dhe anash. Është shumë i zhdërvjellët dhe kjo mund të na ndihmojë”, ka thënë Valverde pas fitores 3 me 0 ndaj Levantes të dielën.

Coutinho ka pasur 201 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat duke realizuar 54 gola në pesë vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Libri biografik për presidentin e vendit, Hashim Thaçi, është në…