Valverde: Kënaqësi e madhe të fitosh në ‘Camp Nou’ me një rezultat të tillë

06 prill 2023 | 14:19

Mesfushori i Realit të Madridit, Federiko Valverde, ka komentuar suksesin 0-4 në Barcelonë që i siguroi “Los Blancos”-ve një vend në finalen e Kupës së Mbretit.

“Është një kënaqësi e madhe të vish e të fitosh në ‘Camp Nou’ me një rezultat të tillë. Por mua personalisht më vlen fakti që kemi siguruar një vend në finale. Kemi bërë një paraqitje të shkëlqyer. Në pjesën e dytë Barcelona na la shumë hapësira që ne i shfrytëzuam si duhet. Benzema është lojtar madhështor, por mendoj se goli i parë i Viniciusit ishte shumë i rëndësishëm. Aty barazuam përballjen e dyfishtë dhe i hapëm rrugë përmbysjes së madhe”, ka deklaruar Valverde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agron Krasniqi Ne ishim viktima Oj botë e qytetëruar Edhe…