Van de Beek: Javën e ardhshme mbyllim llogarit me Tottenhamin

01 maj 2019 | 11:09

Donny Van de Beek ishte lojtari kryesor i Ajaxit në fitoren ndaj Tottenham Hotspur, pasi e shënoi golin e vetëm në ndeshje.

Futbollisti 22-vjeçar, ka thënë se rezultati nga kjo ndeshje është i mirë për skuadrën holandeze, pasi ndeshja kthyese zhvillohet në Holandë.

“Në tridhjetë minutat e para luajtëm shumë mirë. Pas tyre, Tottenhemi ndryshoi diçka taktikisht dhe ne patëm probleme. Por rezultati 1-0 është ‘OK’ dhe javën e ardhshme ne duhet ta mbyllim këtë llogari”, ka thënë Van de Beek.

“Nisja ishte me të vërtetë e mirë, por më pas nuk luajtëm ashtu siç mund të luajmë. Duhet të bëjmë një plan të mirë për ndeshjen e kthimit. Duhet të qëndrojmë shumë të qetë. Nuk e di se çfarë do të bëjë Tottenhemi në ndeshjen e dytë. Por ne dimë që mund të bëjmë më mirë se kaq dhe duhet të përgatitemi për javën e ardhshme. Tifozët do na japin një shtysë ekstra. Goli? Ishte fotokopje e atij që i shënova Juves”, ka deklaruar Van de Beek.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, të gjithë punonjësve të vendit…