Van der Vaart: I gjej 3 lojtarë si Maguire në futbollin amator

21 tetor 2019 | 13:15

Mbrojtësi anglez Harry Maguire u transferua me shumë bujë në merkaton e verës nga skuadra e Leicester City drejt Manchester United për shifrën rekord 92 milionë euro.

Ky transferim shkaktoi shumë polemika, teksa të shumtë ishin njerëzit e botës së futbollit të cilët e cilësuan shumën si të ekzagjeruar. Një prej tyre është edhe ish-mesfushori holandez, Rafael Van der Vaart.

Ish-futbollisti i Realit të Madridit, nuk i ka kursyer komentet thumbuese për 26-vjeçarin e United pas barazimit ndaj Liverpoolit, teksa u shpreh: “Kur shikoj futboll amator të dielave, i gjej tre lojtarë të cilët luajnë si Maguire. E kam seriozisht. Mund të tingëllojë budallallëk, ama nuk na dëgjon ai, gjithsesi. Në fund të fundit, po flasim për një lojtar që ka kushtuar 90 milionë euro. Atëherë Van Dijk vlen 300 milionë euro. Gjatë Ligës së Kombeve, unë punoja për televizionin holandez. Më kujtohet kur thoshim: Harry Maguire ishte lojtari më i dobët në fushë. Dy muaj më vonë, ai kushtoi 92 milionë euro”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar një person me nënshtetësi turke, i cili në…