Van Dijk: Sule është lider në Bayern

09 shtator 2019 | 17:09

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ka folur për kundërshtarin e tij te Bayern Munchenit, Niklas Sule.

Të dy ishin përballë në fitoren e Holandës ndaj Gjermanisë, ndërsa lojtari më i miri i Ligës së Kampionëve në sezonin që lamë pas e ka vlerësuar shumë.

“E kam ndjekur zhvillimin e Sules prej një kohe të gjatë. Kemi luajtur shpesh kundër njëri-tjetrit. Ai është një mbrojtës shumë i talentuar. Ka një të ardhme të ndritur përpara vetes. Ai luan në një klub të madh dhe që tani është lider atje”, ka thënë Van Dijk.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka vizituar…