Van Dijk zbulon kundërshtarin më të vështirë  

04 nëntor 2022 | 15:01

Virgil van Dijk është përballur me sulmuesin më të mirë në botë në karrierën e tij.

Mbrojtësi holandez cilësohet si një nga më të mirët në rolin e tij dhe ka një eksperiencë të jashtëzakonshme.

Në një intervistë të dhënë së fundmi  për “The OverLap”, ai i është përgjigjur pyetjes në lidhje me sulmuesin më të vështirë që ka markuar në karrierë, i cili sipas tij është Oliver Giroud.

“Është kënaqësi të përgjigjesh… Dukesh sikur e mbulon, por ai gjithmonë arrin të shënojë, është mace e zezë. Më ka ndodhur kundër Arsenalit, Chelsea-t dhe Francës. Një gjë e tillë ndodhi edhe kur fituam 5-2. Ishim në avantazh 3-0 dhe më pas ai do të shënonte. Unë i thashë: ‘Shënove sërish!’. Kë do të hiqje nga Liverpooli? De Bruyne. Është fantastik, i pabesueshëm”, deklaroi van Dijk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesa duket problemet e ndjekin Gerard Pique-n jo vetëm në…