Varane dëshiron të largohet nga Reali

23 janar 2021 | 22:27

Raphael Varane thuhet se dëshiron të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni.

Mbrojtësi francez thuhet se ua ka bërë të ditur drejtuesve të klubit madrilen se dëshiron të provojë një aventurë të re në një kampionat tjetër.

Varane është titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë të trajnerit Zinedine Zidane. Varane është pjesë e madrilenëve që nga viti 2011, kur u transferua nga Lensi.

Ai ka bërë 353 paraqitje me “Mbretërit” duke arritur të fitojë edhe 18 trofe gjatë kësaj periudhe me klubin spanjoll. Ai ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në udhëtim 75:93…