Varane: Nuk më intereson ‘Topi i Artë’

07 shtator 2018 | 15:39

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, ka insistuar se atij nuk i intereson se kush do ta marrë çmimin “Topi i Artë”.

“Është një shpërblim individual. Ne po luajmë në një sport kolektiv. Ky çmim tregon për punën që ke bërë gjatë një sezoni, por është çmim personal. Nuk është synimi ynë dhe edhe nëse nuk e fitoj, nuk do të jetë një zhgënjim për mua. Është e vërtetë që sezonin e kaluar ka qenë i mrekullueshëm për mua. Do të jetë e vështirë që të arrij më shumë këtë sezon, përveçse nëse arrij t’i shënoj 40 gola”, ka thënë Varane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar…