VARGJET VIJNË PRUSH SI ZJARRI

05 mars 2022 | 18:43

Izet ABDYLI

(Adem Jasharit)

Sa herë n’pranverë çel behari
Vargjet vijnë prush si zjarri
Për kryetrimin e luftetarin
Legjendarin Adem Jasharin

Vargjet vijnë si tufë me lule
Toka mbushet lule bozhure
Këndojnë zogjët në majemali
Thurin këngë për legjendarin

Edhe dielli merr ngjyrë gjaku
Rreze e tij e përkdhel varrin
E një zë sikur vjen nga toka
E na pyet: a është mirë Kosova

Sikur nëna që bekon trimin
Një uratë i zbret prej qielli
Lavdi trim për jetë e mot
Që këtij vendi i dole Zot

7-15 shkurt 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e lajmeve Reuters po raporton se kryeministri i Izraelit…